Analisti Arjan Curri ka komentuar propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka kërkuar që vetingun e politikanëve ta nisë nga vetja, teksa ftoi SPAK të hetojë zyrtarët që kanë vënë pasuri, qofshin deputetë të legjislaturave të shkuara apo aktuale.
Ad by Valueimpression
Curri, thotë se logjikisht Bashës i duhet një ligj i tillë për largimin e “armiqve” të tij të brendshëm, të cilat sipas tij, i kanë zënë rrugën brenda partisë.
“Para tre vitesh kur implementuan ligjin antimafia, vet PD, nuk ishte dakord, tek ligji antimafia, nuk morën pjesë kur ishin të dyshuar. Nuk e dimë tani pse Basha është kujtuar sërish, ndoshta do të bëj një lloj tregtie me mazhorancën, dhe tani nga opozita janë kujtuar që të nxjerrin ligjin e plotë antimafia. Si duket Basha do ta përdori atë për armiqtë e tij të brendshëm. Nja 15 deputet të tij, minimalisht, kanë qenë o drejtor drejtorish o ministra, të cilët kanë firmosur tenderë miliarda euro, kështu që atij i duhet një ligj i tillë, për ata që i kanë zënë rrugën brenda partisë. Duan të fusin edhe një amendament dhe këtu duan të fusin edhe pjesën për ata që janë non-grata, dhe automatikisht humbet statusin e deputetit edhe Berisha”, tha ai për MCN Tv.
