Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike

20:58 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banka Albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmirësimi i situatës ekonomike ka bërë që bankat të lehtësojnë kushtet për dhënien e kredisë për bizneset. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë për ‘Vrojtimin për aktivitetin kreditues, T3 – 2021’ thuhet se kushtet e kredisë janë lehtësuar për të gjitha kategoritë e biznesit si për kredinë për likuiditet ashtu edhe për kredinë për investime. Sipas bankave ndikim pozitiv në lehtësimin e standardeve ka dhënë edhe përmirësimi i gjendjes së bizneseve.

“Lehtësimi i standardeve të kreditimit për bizneset u nxit nga perceptimi i bankave për rrezik më të ulët për situatën aktuale ekonomike e perspektivën e saj, si edhe për gjendjen financiare të bizneseve. Po ashtu, në lehtësimin e standardeve të kreditimit ndikoi dhe perceptimi mbi përmirësimin e situatës ekonomike në vendet partnere tregtare. Standardet u lehtësuan në të dyja llojet e përdorimit të kredisë: atë me qëllim financimin e investimeve dhe atë për mbulimin e nevojave për likuiditet ”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër bankat janë shprehur se kanë pasur tolerancë të ulët lidhur me kolateralin e kërkuar për dhënien e kredisë. Por përpos këtij kushti të vështirësuar bankat vlerësojnë se edhe në tremujorin e katërt të vitit do të ketë lehtësim masash.

“Bankat presin të aplikojnë standarde më të lehtësuara kreditimi mbi kreditë e dhëna për qëllime investimi, si edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të lehtësohen më tej në të dyja segmentet e madhësisë së biznesit: atë të vogël e të mesëm, si edhe të biznesit të madh”, vijon më tej raporti.

Në periudhën Korrik-Shtator kërkesa e bizneseve për të marrë kredi ka qenë shumë më e lartë se në vitin e kaluar sa i takon biznesit të madh, ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm ka pasur rënie të kërkesës për kredi.

Ndikim në shtimin e kërkesës për kredi sipas bankave ka dhënë nevoja për financimin e borxheve ekzistuese, për financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues.

Por edhe niveli i ulët i normave të interesit dhe përmirësimi i besimit të biznesit në ekonomi kanë qenë faktor pozitiv që kanë rritur kreditimin.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të gushtit totali i kredisë i dhënë për ekonominë ishte 631.7 miliardë lekë  dhe ka pasur një rritje prej 39.2 miliardë lekë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Bankat ekonomike kredi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.