Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

KLSH: Një proces i pambarimtë, objektivat e legalizimit nuk janë realizuar

10:56 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Legalizime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se objektivat e strategjive për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri nuk janë realizuar. Fillimisht ky proces qe parashikuar të mbyllej në 2013, më pas në 2020, dhe përsëri afati është shtyrë në 2028.

Nga auditimi që i është bërë Agjencisë së Kadastrës nga KLSH rezulton se për periudhën 2006-2019, nga rreth 600 mijë vetëdeklarime vetëm për afro 179 mijë janë dhënë leje legalizimi, ose rreth 30%.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit objektiva e procesit të legalizimit nuk janë shoqëruar me plane veprimi të qarta. Megjithëse i supozuar të ishte një proces i përkohshëm, legalizimi duket si një proces i pambarimtë, deklaron KLSH.

Në raport nënvziohet se kjo shtyrje e herëpashershme në kohë këtij procesi ka krijuar paradoksalisht një gjendje sociale kontradiktore me qëllimin e vet, të asaj se tani mund të vazhdohet të ndërtohet pa leje se mund të legalizohet, pra duket sikur e nxit paligjshmërinë e ndërtesave informale.

Vala e ndërtimeve pa leje nuk është ndaluar edhe pas 2014, i cili ishte afati ligjor i legalizimit. Nuk janë identifikuar dhe adresuar problematikat e njësive të qeverisjes vendore apo institucioneve qendrore në kontrollin e territorit, ndalimin e ndërtimeve informale, në hartimin e dokumenteve të planifikimit të territorit dhe në lidhje me lejet e ndërtimit.

Deri para bashkimit të hipotekave me ALUIZNI-n ka patur bazë ligjore të paunifikuar, ç’ka ka sjellë probleme në regjistrime të pasurive të paluajtshme të përfituara me leje legalizimi. Po ashtu është punuar me harta të pa unfikuara me situacione faktike të ndryshme. Kjo ka sjellë Kompensim dhe tjetërsim të paqenë të pronës dhe Zhvendosje të objekteve në shtratin e lumenjve apo të brigjeve detare.

KLSH kërkon që Agjencia Shtetërore e Kadastrës të marrë masa për hartimin e një strategjie të re për procesin e legalizimit, në bashkëpunim me bashkitë, shoqëruar me plane veprimi të qarta. Po ashtu kërkohet unifikim i hartave dhe administratë të specializuar dhe të qendrueshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.