Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Barça-Real, ja kur është luajtur El Clasico e fundit pa Messin

15:37 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1311837610.0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Figura e tij ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës me gola, driblime, tituj dhe fitore pa fund që shenjuan një epokë të artë në Katalunjë. Këtë fundjavë, do të luhet El Clasico i parë pa Messin te Barcelona, dhe të dielën kur skuadrat të zbresin në fushë do të jenë plot 6041 ditë nga El Clasico i fundit kur Messi nuk ishte pjesë e blaugranave.

Argjentinasi ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 16 vjet të sfidave kundër Los Blancos. Pas 45 El Clasico-sh, në të cilët Barcelona është argetuar ndaj rivalëve të përjetshëm, tanimë pas më shumë se një dekade e gjysëm ndeshet me Realin pa lojtarin më të rëndëishëm të historisë së saj. Mungesa e argjentinasit do të ndihet, por populli blaugrana tanimë shikon nga e ardhmja me lojtarët që ka në shtëpi, Ansu Fati, Gavi dhe Pedri.

El Clasico i fundit pa Messin daton në 10 prill të 2005 në Stadiumin Santiago Bernabeu. Një nga garat më emocionuese mes dy gjigandëve të La Liga-s. Ronaldinho , Deco, Eto’o, Zidane, Ronaldo, Figo dhe Beckham ishin disa nga emrat që dhuruan një përballje të pasur me gola. Zidane, Raul, Ronaldo dhe Oëen dekretuan fitoren për Realin e Madridit, duke i bërë të pavlefshëm golat e Ronaldinho dhe Eto’o.

Ishte El Clasico i fundit para fillimit të epokës Messi, dhe 16 vjet e disa muaj më pas, Barcelona do të provojë të mposhtë rivalët e përjetshëm pa lojtarin që bëri historinë. Hera e fundit që Barcelona ka fituar në Camp Nou ndaj Realit para se të debutonte Messi ka qenë një ndeshje që përfundoi 3-0 me golat e Eto’o, Van Bronckhorst dhe Ronaldinho në 20 nëntor të 2004. Gavi kishte lindur vetëm 107 ditë më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.