Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pazare PD-PS, Rushaj e mohon: Është vetëm dakordësi për disa rregulla loje

19:15 / October 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61743a18e0b94
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj ka folur për propozimet e demokratëve për ndryshime kushtetuese. Gjithashtu ka komentuar akuzat për “pazare” mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai tha për “Kjo javë” se ka përpjekje që çdo lloj diskutimi të shihet si ‘pazar i poshtër’, duke i mohuar akuzat. Nënkryetari u shpreh se dakordësia për disa rregulla loje nuk mund të konsiderohet pazar.

Sipas tij, nuk duhet të ishte problem që një propozim i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme. Rushaj ka shtuar se mazhoranca nuk e dëshiron zgjatjen e organeve të vetingut.

“Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi si një pazar i poshtër që tregon që këtu po bëhet një marrëveshje e pisët. Nuk është kështu. Nuk do kishte përsëri asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër procedurale që një propozim legjislativ i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme.

Ne nuk i kemi, aq më tepër ndryshimet kushtetuese kërkojnë votat e dy palëve. Çdo ndryshim kushtetues janë bërë me votat e gjithë palëve të përfshira. Kështu ka ndodh gjithmonë. Nëse do ketë të tilla, prapë do kalojnë me votat e dy palëve. Opozita nuk ka kërkuar diçka për vete.

E ka bërë këtë që mos lejojë asnjë lloj justifikimi nga pala tjetër për të gjetur shkak për të ikur nga votimi. Jam i bindur që nuk i pëlqen propozimi për vetingun se nuk e kanë pranuar as në 2018. Pra dakordësia për disa rregulla loje nuk është as pazar i pisët asgjë”, tha Rushaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026

Kryeministri Rama në SHBA, takim me komunitetin shqiptar në Michigan

10:22 / September 21, 2026

Mblidhet Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

10:18 / September 21, 2026

Igli Tare paraqitet në SPAK

10:13 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.