Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier.
Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë dhe i plagosuri ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.
Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është një burrë rreth 57-vjeç.
