Gazetarja Anila Hoxha tha sonte se grabitësit e kishin monitoruar biznesmenin Nazmi Çangu me një makinë të vjedhur.
Hoxha pohoi se: “Grabitësit e kanë monitoruar, dhe 4 ditë më parë, ka të dhëna për një automjet të vjedhur që i ka survejuar lëvizjet e të zotit të shtëpisë.
Vajza e tij thotë se një nga autorët s’kishte maskë, por Nazmi Çangu ka dhënë disa versione, ku ata thonë se kërkonin dokumente që dyshohet pra të jetë grabitje për çështje fajdesh.
Policia shpreson që të gjejë disa të dhëna, shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e autiomjetit.
Gazetarja Hoxha beson se një kapele e gjetur në pjesën e pasme të vilës mund të çojë policinë në zbardhjen e ngjarjes.
“Policia shpreson se një kapele e gjetur në pjesën të vilës mund të zbulojë edhe autorët. Rezulton se targat e automjetit janë të vjedhura në një resort shumë të njohur në Tiranë, po ashtu e vjedhur është edhe makina”, tha gazetarja
Ndërsa Klodiana Lala tha se fakti që Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit mund të zbardhë më tej ngjarjen.
Lala: Bëhet fjalë për 5 persona që janë pyetur. Dyshohet se ata kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës dhe kanë mbyllur në një dhomë anëtarët e familjes.
Biznesmeni nuk tregon se çfarë dokumentash kanë marrë, por duke qenë se ai merrej me fajde, dhe ka qenë dëshmitar në proçesin e Emiljano Shullazit.
Prokuroria ka informacione që kanë hyrë 5 persona, por ka një detaj të rëndësishëm që Nazmi Çangu njërin prej tyre e ka kafshuar.
Se gjurmët e gjakut të tij ka mbetur në bluzën e Nazmi Çangun. Unë s’do ta quaj biznesmen Çangun, se ai merret me fajde.