Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kemi humbur 4 beteja elektorale, kur do të vijmë ne në pushtet?” Edmond Spaho: Basha është autokrat në PD

17:05 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spaho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë se partia është përfshirë në krizë për shkak të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili vijon të mbajë drejtimin e selisë blu edhe pas humbjeve të zgjedhjeve.

“Kemi humbur 4 beteja elektorale: 2015, 2017, 2019 që na tha dhe Komisioni i Venecias, që na vuri tërë fajin ne për qëndrimin që mbajtëm dhe 2021. Pra, dy palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje të përgjithshme. Kur do të vijmë ne në pushtet? Cili drejtues i PD ka humbur kaq shumë dhe ka vazhduar të drejtojë?”

“Nëse ne nuk kemi të drejtën të mendojmë ndryshe dhe të flasim, atëherë partia përfundon kështu si ka përfunduar. Në një drejtim autokratik, individualist ku gjithçka merr rrugën “bëni si them unë, bëni si them unë sepse i pari këtu jam unë dhe s’ka tjetër”.

Deputeti i qarkut të Korçës u shpreh se kreu i PD nuk e ndalon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe nëse zgjidhet nga anëtarësia, Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të partisë.

“Foltorja i ka dhënë një goditje tërmeti Partisë Demokratike, shumë të nevojshme pasi jemi bërë një parti e mbyllur e cila drejtohet në mënyrë shumë autoritare. Në flasim që Berisha ka drejtuar si diktator, ndryshon si nata me ditën me mënyrën si drejtohet sot PD. Shumica e delegatëve të Kuvendit Kombëtar duan që të mblidhet Kuvendi Kombëtar kështu që le të vijë nëse ka mbështetjen. Por shumica, do ta shikoni kur të dorëzohen formularët e mbledhjes së Kuvendit, shumica e delegatëve mbështesin lëvizjen e Foltores e cila do t’i garantojë ndryshim PD-së. Nëse do t’i garantojmë këto për zotin Berisha, sigurisht do të jetë kryetar i partisë”.

Përsa i përket amendamenteve kushtetuese të depozituara nga PD në Kuvend, Spaho tha se opozita nuk ka asnjë instrument që mund t’i imponohet PS për arritjen e konsensusit, përveçse votës për zgjatjen e afateve të vettingut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.