Sali Berisha, nga Kavaja ku po mban pasditen e së martës “Foltoren” e radhës ka bërë të ditur se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e ngritur nga ai kundrejt Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Lideri historik i demokratëve e ftoi Blinken që të dërgojë në gjykatë çdo provë apo fakt që mund të ketë kundër Berishës.
“Kam sot kënaqësinë të ndaj me ju lajmin që Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit, Antony Blinken, të dërgojë në gjykatën e parisit ccdo provë qqë ka për Sali Berishën, por ju garantoj që ka zero zero zero.
Atyre që flasin për kthimin e Berishës, do ju them lexoni historinë. Kthimet kanq qenë gjithmonë të suksesshme. Ndaj dhe askush të mos ketë frikë sepse rikthimi, ne këtu, dhe të gjithë ju, ne jemi pararendës të kohës. Po i primë kohës. Atyre që i ka mbetur ora le tu mbesi. Ne jemi në krye të kohës. Kjo foltore, ky dialog, ka qëllime të mëdha, që askush të mos vendosë për ju. Të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë. Ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai që nuk pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmnedin barin ju. Jo jo, vendosni ju vetë. Do e shihni ccfarë do bëjme ne. Ne do rikthejmë votën në PD”, tha Berisha.