Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mandati i tretë i PS, Gjiknuri: Tërmet elektoral, do t’i tregojmë shqiptarëve që jemi më të mirët

20:01 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë partia e parë në Shqipëri me 3 mandate qeverisëse rresht.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se mandati i tretë për PS është një risi sepse deri më sot asnjë parti nuk kam mundur të ketë 3 mandate. Sipas zotit Gjiknuri kjo do të thotë se duhet një qasje tjetër për organizimin dhe përgatitjen e PS-së për të përballuar sfidat e reja që sjell mandati i tretë.

Gjiknuri: Mandati i tretë është një avantazh për partinë në pushtet, por nga ana tjetër kërkon një qasje tjetër nga ana e PS-së për të absorbuar edhe ndonjë konsum, edhe ndonjë problematikë që mund të paraqesë mandati i tretë dhe natyrisht një organizimi më i mirë i PS-së do të bëjë që kjo forcë të përballojë edhe garat e tjera elektorale.

Kryeministri Rama vendosi afatin 100 ditor për sekretariatet. Gjiknuri shprehet se ky afat është më shumë një afat për të përgatitur një platformë riorganizmi, gjë që ne po e bëjmë përditë.

Gjiknuri: Ka të bëjë me analizat post-zgjedhore që do të zhvillojë PS në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor për të nxjerrë konkluzionet se çfarë shkoi mirë në fushatë dhe çfarë duhet përmirësuar si dhe ngritja e një platforme të re e cila është e bazuar në një platformë dixhitale. Në këtë platformë do integrohen të gjitha të dhënat e partisë me detyra organizative që duhet të bëjë partia në periudha mes-zgjedhore. Qëllimi është të kemi një parti të aftë edhe në periudha që quhen pushim.

Zoti Gjiknuri foli dhe për tërmetin, të cilin e cilësoi si një metaforë për fitoret e rëndësishme politike.

Gjiknuri: Tërmetin do ta quaja një metaforë për fitoret e rëndësishme politike, vetë mandati i tretë i PS-së është një tërmet elektoral sepse asnjë nuk e ka menduar që një parti do fitonte mandatin e tretë.

Sipas zotit Gjiknuri një organizatë poliitke duhet të jetë koherente me organizimin, të jetë e aftë dhe një makineri që vajiset gjithë kohës në mënyrë që kur te vijnë garat elektorale gjithë ky organizim i mirë të kompensojë edhe ndonjë defekt që mund të vijë nga konsumi i gjatë në pushtet. Gjiknuri u shpreh se do t’i tregojnë shqiptarëve që janë më të mirët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.