Trajneri i njohur, Afrim Toverlani është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pasi ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në qeli.
