Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryetari i PD-së Paskuqan “kryqëzon” Bashën: Rama do caktojë deputetët e PD, baza ka ikur në “Foltore”

23:33 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të sulmeve nga ana e krerëve të degëve lokale, në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme. 

Drejtuesit e PD në rrethe i kanë kujtuar Bashës se baza e PD-së ka ikur në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kjo është pasojë direkte e vendimeve të Bashës dhe politikës që po ndjek. 

I ashpër ndaj Bashës ka qenë edhe kreu i degës së PD në Paskuqan, Anton Pjetërnikaj. 

Ai i ka kujtuar kryedemokratit se po bën reforma të përbashkëta me qeverinë, duke iu referuar Vettingut të politikës, por kjo do të ketë pasoja, duke paralajmëruar se PD po bie në dorë të Ramës. 

“Sa i takon Vettingut të politikanëve, ne nuk kemi nevojë për të bërë mbivendosje institucionesh, duke marrë parasysh se kemi ligjin e dekriminalizimit, ILDKP, SPAK si dhe Prokurorinë normale që ka kompetenca të plota për ata politikanë që shkelin ligjin. Nëse bëjmë këto reforma të përbashkëta, i bie që Edi Rama të përcaktojë deputetet, duke marrë parasysh se si po bën edhe Vettingun e gjyqësorit. 

Nuk duhet të lodhni PD-në me teori reformash të përbashkëta, sepse Rama na i hedh në kosh dhe bën si do ai. Nuk na i ka marrë asnjëherë në konsideratë reformat, sjellë në vëmendje marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila tregon që Rama është i pabesë. 

Shiko PD-në sepse baza ka ikur në ‘Foltore’. Këtu nuk po ta thonë, por ky eshte realiteti. Gjej zgjidhje për PD-në sepse përgjegjësia kryesore është e juaja z. Basha dhe kjo zgjidhje duhet të gjendet përmes institucioneve”, është shprehur Anton Pjetërnikaj.

kryetari kryqezon paskuqanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.