Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në qyteti ne Patosit. Nga të dhënat e para policia thotë se kemi të bëjmë me një difekt në mjet.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
