Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksioni/ 48 drejtoritë e agjencitë që do hetohen për afera, emërimi, paga dhe kompetencat e koordinatorëve

16:47 / October 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korrupsion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 20 tetor të këtij viti, qeveria miratoi krijimin dhe funksionimit e rrjetit të koordinatorëve kundër korrupsionit në administratë, nën drejtimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Janë 48 institucione publike në nivel qendror dhe vendor, ku do të shtrihet rrjeti i koordinatorëve. Më konkretisht, do të jenë objekt monitorimi dhe hetimi për korrupsion, sjellje arbitrare dhe abuzime të tjera, agjencitë kryesore si; Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e barnave dhe pajisjeve mjekësore, e bregdetit, e burimeve natyrore, e mjedisit, e zonave të mbrojtura, e pasurive të sekuestruara, e cilësisë në arsimin e lartë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Agjencia e Kadastrës.

Koordinatorët do të shtrihen tek drejtoritë kryesore si tek tatimet, doganat, gjendja civile, transporti rrugor, shëndeti publik, sigurimet shoqërore, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Aviacioni Civil dhe AKU-ja. Vendimi i qeverisë përfshin edhe Albpetrol, AlbControlsh, OST, KESH, si dhe portet e Durrësit, Sarandës, Shëngjinit dhe Vlorës. Posta Shqiptare, Shërbimi Social Shtetëror, QSUT, të gjithë spitalet në Tiranë dhe rrethe si dhe të gjitha drejtoritë rajonale të arsimit do të mbulohen me koordinatorë, për goditjen e korrupsionit.

Në bazë të raportit që referohet në Ministrinë e Drejtësisë, merret masa ndaj zyrtarit të përfshirë në korrupsion dhe vihet në lëvizje SPAK..

Institucionet publike ku do shtrihet aksioni anti-korrupsion

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

AlbControlsh

Albpetrol

Autoriteti i Aviacionit Civil

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Autoriteti Portual Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Instituti i Shëndetit Publik

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Porti Detar Sarandë

Porti Detar Shëngjin

Porti Detar Vlorë

Posta Shqiptare

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”

Spitali Universitar i Traumës

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë

Spitali Psikiatrik “Sadik Dinci”, Elbasan

Shërbimi Social Shtetëror

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

Çdo drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Drejtoritë rajonale të Operatorit  të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Drejtoritë rajonale të Arsimit Parauniversitar

Spitalet rajonale  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.