Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbyllen dyqane e restorante në Moskë, rusët largohen drejt Egjiptit

17:30 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyqane, restorante e shkolla janë mbyllur në Moskë në mesin e një izolimi të pjesshëm të vendosur në kryeqytetin rus në kohen kur vendi përballet me një hov të ri të Covid 19-tës.

Vetëm dyqanet thelbësore si supermarketet dhe farmacitë do të mbeten hapur, ndërsa restorantet mund të punojnë me shërbimin “merr me vete”.

Punonjësve në mbarë Rusinë i janë dhënë 9 ditë pushim në përpjekje për të reduktuar infektimet, që shënuan nivele rekord ashtu si edhe vdekjet. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi shënoi 1,159 jetë të humbura për shkak të koronavirusit dhe gati 41 mijë raste të reja. Me izolimin që parashikohet të zgjasë deri në 9 nëntor, shumë rusë kanë vendosur të shkojnë jashte me pushime.

BBC thotë se hotelet në Egjipt, një destinacion ky mjaft popullor për rusët, janë të zëna dhe pothuajse nuk gjen më bileta për fluturime drejt këtij vendi. Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Rusi arrin mbi 235,000 dhe është i katërti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Ukraina po ashtu raportoi numër rekord infektimesh brenda një dite. Rritje të rasteve ka në të gjithë Europën Lindore dhe autoritetet kanë fajësuar për këtë shkallën e ulët të vaksinimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.