Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer sulmeve për Saimir Tahirin, si të lidhur më trafikun e drogës në vend e ndërsa nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi, mirpo këtij të fundit mesa duket i paska harruar emrin.
“Vjen dhe na vë ministër të Brendshëm, më falni për shprehjen “skuthin e familjes” Ruçin, Uçin,,Çuçin si e ka”, tha Berisha, i cili duket se është i lodhur nga ‘Foltorja’.
Në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, ai përmendi emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.
“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn), vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha.
