Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë “kartash” të tjera mund të luhen pas djegies së mandateve?

18:41 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka,foli sot për aksionin e opozitës, si dhe për deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe mundësinë e një marrëveshje.

“Nëse bëhet fjalë për marrëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëveshja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar”, tha Paloka në A2CNN.

Faktori ndërkombëtar

“Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kuptojnë të gjitha palët se zgjidhja nuk është duke sulmuar opozitën. Topi është në fushën e Ramës dhe vendimet duhet t’i marrë ai. Të tjerët duhet të kuptojnë se veprimet e opozitës janë pasoja të kësaj mazhoranca.

Imazhi i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtareve

“Nuk e di pse shkoi në Itali. Por, unë di se ka paguar boll për të bërë atë xhiro. Por unë kam përshtypjen se ka dhënë efektin e kundërt nga ato që thotë Rama. Imazhi i Shqipërisë është prishuar kur vendi ynë është cilësuar si Kolumbia e Europës, është prishur kur në Parlament futen kriminelë, është prishur kur të gjitha stacionet e huaja transmetuan se si krimi me paratë e drogës ka blerë zgjedhjet. Rama në këtë mënyrë, Rama po përpiqet të dalë nga gropa duke gërmuar, por kjo gjë nuk mund të ndodhë. Nëse gërmon, gropën e bën më të thellë”.

A ka fund kjo rrugë pa marrëveshje?

“Ne i kemi provuar deri më sot të gjitha mënyrat. Kërkesa për të ndjekur të njëjtën rrugë në parlament është e gabuar. Historia ka treguar se në momentin e duhur zgjidhjet gjenden. Nuk ka nevojë të bëhen marrëveshje kokë më kokë mes Bashës dhe Ramës. Populli do t’i përcaktojë politikës se si do të jetë kjo marrëveshje që sot ka politika”.

Si mund të shembet sistemi?

“Nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave. Janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Ramën, në të kundërt situata bëhet më keq. Ky është realiteti.

edi paloka mandate PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.