Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të hapin krahun ata që nuk punojnë” Erion Braçe kritikon qeverinë: Nëpër institucione nuk kemi gjetur as ministrat

18:36 / October 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, ku ka “sulmuar” edhe një pjesë të ministrave.

Në Komision ai u shpreh se ka shkuar së bashku me ministren Spiropali për inspektime në disa Ministri, por nuk i kishin gjetur ministrat në punë. Gjithashtu kritikat e tij binin edhe mbi administratën publike dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore.

“Aty është zonja (i drejtohet Spiropalit), sa herë kemi vajtur ne nëpër Ministri, tashi se nuk nxjerr ndonjë sekret të madh, dhe nuk kemi gjet ministrat në punë. Ministra në punë. Është kështu? Kemi shkuar për të kërkuar… po të lutem o Mondi më lër të mbaroj. (E ndërpret Edmond Spaho).

Ore kemi vajtur për të kontrolluar marrjen e përgjigjes. Institucion me institucion. U detyruan të vendosin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin. Tabela, ku gjithsecili vihej para tabelës dhe i thuhej pse s’ka marrë përgjigje.

Kemi hyrë në vitin e 9, do vij i 10, 11,12. Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumenta të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit.

Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për 1001 arsye dhe një nga këto është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspektime, të hapin krahun të largohen. Ligji i përcakton rastet, por mungon vullneti për të larguar nga detyra atë që nuk shërben”, thotë Braçe në fjalën e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.