Në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin.
Xhelal Basa ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të. Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij.
Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.
