Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kisha rezervat e mia për qeverinë”, flet ministrja e Ramës: Isha skeptike për detyrën e deputetes, por…

21:00 / October 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama edona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”. Kjo ishte dalja e saj e parë në një program televiziv pas marrjes së detyrës së rëndësishme të ministres, dhe përpara se të rrugëtonte nëpër kujtime, ajo zbuloi detaje rreth emërimit të saj dhe se si arriti të fitojë besimin e kryeministrit Rama.

Edona tregoi se nuk e priste detyrën që iu besua, dhe vendimin e kryeministrit tha se e ka marrë vesh në sallë. Ajo e cilësoi si një përgjegjësi shumë të madhe detyrën e “Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”, pasi edhe detyrën e deputetit e quan të tillë. Edona tha se në të njëjtën ditë kishte marrë dy poste të rëndësishme, atë të ministres dhe detyrën si koordinatore qarkut të Shkodrës, ku përfshihen 5 bashki.

Gjatë programit ajo kujtoi takimin e parë me Edi Ramën, të cilin e cilëson si një moment shumë të rëndësishëm, dhe kujtoi se pas atij takimi kritikonte veten për gjërat që nuk kishte thënë. Ajo zbuloi se kishte rezervat e saj për qeverinë, të cilat i kishte ndarë me kryeministrin, ndaj ishte shumë skeptike për pranimin e kandidaturës së saj si deputete.

“Unë e dua shumë Shkodrën dhe e kam dashur me një forcë më shumë se normalja, ndaj kisha rezervat e mia për gjërat që duhet të bëheshin më shumë”, u shpreh ajo.

Për mundësinë e takimit të parë me kryeministrin e cilësoi veten me fat, pasi njohu një Edi Ramë tjetër, me të cilin gëzon një marrëdhënie të mrekullueshme dhe theksoi se ka mësuar shumë prej tij. Edona tha se hyri në garë pa asnjë lloj pritshmërie, pasi në radhët nga të cilat vinte, nga biznesi, ishte në një pozicion shumë komod. “E shihja angazhimin në shoqëri si detyrim”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.