Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mua për të dënuarin më kanë kërkuar një shifër të çmendur”, del videoja si avokati i kërkoi 12 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia

23:19 / November 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Stop” publikoi këtë të hënë, denoncimin e një qytetareje ndaj një avokati, i cili ka marrë para për t’i ekstraduar djalin drejt Shqipërisë, por që procedurat nuk u kryen kurrë.

Në një regjistrim avokati Lavdosh Shehu pranoi, se ka marrë shumën 5000 euro për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Avokati: Ligjërisht e ka 10 ditë, mbas vendimit të gjykatës, që e njoha unë. Unë e kam bërë njohjen e vendimit të huaj Fatosit. E kam çuar në prokurori vendimin e formës së prerë. Nuk është ankimuar në Apel. Ka vajtur në prokurori. Vendimi im është njohur, ka vajtur në apel të Romës. Italia ka sjellë, mbas vendimit tonë të gjykatës, ka sjellë autorizimin, që të ekstradohet ky zotëria dhe thotë “hajde merreni”. Se nuk mbahet më nga shteti italian, sepse keni një vendim të formës së prerë të Gjykatës Fierit, që thotë, që ky zotëria këtë dënim, pjesën e mbetur, duhet ta vuajë në Shqipëri. Italia e ka bërë procedurën e vet. Tani, në momentin, që ka ardhur procedura këtej, arsyen pse është penguar, ia kam thënë nënës dhe nëna e di shumë mirë “pse”.

Stopi: Cila është arsyeja, të lutem?

Avokati: Mua për Fatosin më kanë kërkuar një shifër të çmendur. Muhabetin unë me Fatosin e kam bërë që në Shtator-Tetor. Duke qenë se Fatosi më tha “unë nuk kam mundësi”, unë me atë njeriun, që më tha atë muhabetin i kam shkëputur marrëdhëniet. Ligjërisht i takon.

Denoncuesja: 12 mijë Euro ka qenë shifra. 5 mijë Euro ia kemi dhënë avokatit dhe 7 mijë Euro, kur të kthehet djali.

Avokati: Në momentin, që unë kam mbaruar vendimin e formës së prerë për ta dërguar në Itali dhe që kam kryer gjithë shërbimin, këta më kanë bërë një pagesë 5 mijë euro. Tashi unë nuk mohoj ça pagesash marr. Sepse kam ecur me fjalët e atyre dhe më thanë “e kam mbyllur” dhe në fakt më doli, që s’e kishin mbyllur.

Stopi: Ku ka ngelur?

Avokati: Është në zyrë të Ministres.

Ai thotë, se nuk e njeh ministren.

Avokati: Ne me Ministren nuk kemi fol ndonjëherë. Unë nuk e njoh personalisht atë. Pagesën, që kanë bërë këta, është 5000 euro.

Stopi: Ku kanë shkuar, mor aman?

Avokati: Kjo është n/drejtoresha e … së bashku me …. Unë i kam thënë dhëndrit të zonjës “hajde të të çoj …. “Ky i ka marrë, ja ku e ke”.  Unë s’të mohoj.

Avokati: Ka marrë 5000 Euro. Për kokë të atij djalit, jam -1 milionë lekë. Kam shkuar në Fier 10 herë. Nuk po diskutojmë hakun. Po diskutohet puna, nuk është çështja e hakut. Tani ai lekët i ka marrë dhe unë për këtë jam 100% i sigurtë dhe s’ma ndjen fare, ia them në sy. I kam thënë atij dhëndrit “hajde të të çoj me dorën time aty”.

Stopi: Sa mund të kërkojë? Sa mund të dojë?

Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë Euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në SPAK. Në datën 22 Tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën për “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikë”.

https://youtu.be/Porp8_gZnAM

avokati ekstradimin videoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.