Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazniku: Banorët e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 %. Shumë prej atyre që protestojnë, s’kanë lidhje me pronën

16:12 / November 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mazniku a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së rë në zonën e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 % për pronën e tyre. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku thotë se në fazën e parë janë prekur 135 prona private të legalizuara dhe të palegalizuara, por që do të përfitojnë banesa të reja.

“84 kanë qenë pasuri e pronarëve si biznese, truall dhe shtëpi, 51 kanë qenë ndërtesa në proces legalizimi por që për arsye të ndryshme nuk janë legalizuar. Të gjithë personat që kane pasur një pronë në emrin e tyre do të marrin metrat e ndërtimit që kanë pasur dhe plus për tokën. Ata që kane qenë në proces legalizimi do përfitojnë të gjithë metrat e objektit. Një pjesë ka firmosur kontratat”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku thotë se gjatë periudhës së ndërtimit të lagjes së re, banorët do të trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia.

“Pjesa më e madhe e banorëve nuk kemi pasur probleme. Qeveria ka marrë përsipër që t’ju paguajë qiranë për periudhën e ndërmjetme nga tani deri sa të mbarojë ndërtesa e re”, thekson ai.

I pyetur për protestën e një pjesë të banorëve, Mazniku thotë se këta protestues nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo të dokumentuar me pronën apo ndërtesës, dhe se po përdoren për qëllime politike.

“Kemi një grup të vogël njerëzish në protestë, pjesa dërmuese e tyre nuk ka lidhje me pronën. Ky është grupi i vogël i cili edhe në shtysën politike ka krijuar zhurmë”, nënvizon Mazniku.

Por çfarë do të bëhet me këta banorë?

“Secilit prej tyre i është ofruar mundësia nga Bashkia e Tiranës, për t’ju ofruar futjen në programet  mbështetëse me qira apo banesa sociale si të pastrehë. Njësia 8 dhe 4 që kap zonën është e gatshme t’i ndihmojë. Asnjë banor i asaj zonë nuk do të dalë në rrugë”, siguron Mazniku.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po vijon edhe me nënshkrimin e kontratave me banorët e zonës, sipas asaj çfarë parashikon VKM-ja. Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. Për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia ka marrë përsipër dhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja.

Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për 11 mijë banorë, me apartamente, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe dhe godina institucionesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.