Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta viziton Universitetin e Palermos: Djep i kultivimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

09:32 / November 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 11 04 at 09.25.15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Universitetin e Palermos ku u prit nga Rektori i tij, Profesor Massimo Midiri si dhe nga pedagogë të shquar të këtij institucioni të lartë arsimor.

Kreu i Shtetit vlerësoi faktin që kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitonte Universitetin e Palermos, këtë djep të dijes dhe të traditës së ndritur të kultivimit të shumë brezave studiuesish dhe personalitetesh arbëreshë.

“Ky universitet i lidhur fort edhe me hulumtimin dhe promovimin e identitetit arbëresh, një identitet unik, jo vetëm italo-shqiptar, por edhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane dhe botërore.

Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë universitet është një qendër e rëndësishme albanologjike, me të cilën lidhet historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.

Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka shërbyer si një pikë referimi e rëndësishme shkencore dhe kulturore, jo vetëm për komunitetet arbëreshe të Italisë së Jugut, por për të gjithë italianët dhe studiues të huaj, ndaj meriton të mbështet më shumë.

E gjitha kjo punë akademike e hulumtuese mbi albanologjinë dhe botën arbëreshe e bën Universitetin e Palermos të jetë për botën shqiptare, vendin tim dhe për mua personalisht, me një rëndësi të veçantë.” – u shpreh Presidenti Meta.

“Ne ju jemi mirënjohës për punën tuaj, sikurse edhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj të gjitha kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, të cilat i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.” – theksoi Presidenti i Republikës, duke shtuar se Universiteti i Palermos është një vlerë e çmuar për Shqipërinë pasi historiku i këtij institucioni akademik është tejet i lidhur edhe me historinë dhe identitetin shqiptar.

“I jemi mirënjohës profesorit të shquar Matteo Mandalà për studimet e tij të shumta, për kontributin e madh që ka dhënë për botën arbëreshe. Matteo Mandala, është nder i Universitetit të Palermos dhe nder i kombit shqiptar.

Ju jemi mirënjohës të gjithë studiuesve në Katedrën Albanologjike, të cilët kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të botës arbëreshe dhe duke kultivuar albanologë të rinj të suksesshëm, e studiues të denjë të botës italo-shqiptare.

Arbëreshët janë bijtë e Arbërisë dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit. Ata mbajtën gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe e sollën figurën e tij në krye të Rilindjes Kombëtare.

Arbëreshët na ruajtën emrin si popull i vjetër. Arbër, arbëresh, arbanë. Arbëri e Albani janë fjalë, që rrojnë prej tyre.

Ata janë simbol i forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve tanë.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.