Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anketimi: Çfarë ndjekin më shumë shqiptarët në media

09:44 / March 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1552029205 tv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmet, telenovelat, debatet politike janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të kalimit të kohës për shqiptarët. Në një anketë të fundit të INSTAT, në më shumë se 16 mijë persona, u gjet se nëntë nga dhjetë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj mediave.

Televizioni është media dominuese: 91% e grave dhe 88% e burrave shikojnë televizor të paktën një herë në javë.

Burime të tjera informacioni janë gazetat (17% e grave dhe 25% e burrave lexojnë gazeta të paktën një herë në javë) dhe radio (15% e grave dhe 30% e burrave dëgjojnë radio të paktën një herë në javë). Vetëm 8% e femrave dhe 10% e meshkujve nuk janë të ekspozuar ndaj asnjë prej tre mediave tradicionale.

Interneti është gjithashtu një medium i përdorur gjerësisht nëpërmjet të cilit po ndahet gjithnjë e më shumë informacioni. Ky përdorim përfshin shfletimin e faqeve të internetit, email-it, ose mediave sociale. Rreth dy të tretat e grave dhe burrave të moshës 15-49 vjeç përdorin internet të paktën një herë në javë.

Midis anketave 2008-‘09 dhe 2017-‘18 është shënuar rënie e ndjeshme e tre mediave tradicionale në informim. Ndër femrat e moshës 15-49 vjeç, proporcioni i leximit të gazetave ra nga 34% më 2007 në 17% në 2018. Ndërsa përqindja që ka parë televizor u zvogëlua nga 98% në 2007 në 91% më 2018. Përqindja që dëgjonte radio ra nga 36% në 15%. Vetëm 2% nuk ​​ishin të ekspozuar ndaj asnjë prej tre mediave në vitin 2008 krahasuar me 10% në 2018.

Burrat në zonat urbane kanë më shumë akses në gazeta, televizion dhe radio (9% kundrejt 5%), por modeli është i kundërt me gratë: 14% e grave në zonat urbane janë të ekspozuara ndaj të tre mediave, krahasuar me 16% të grave në zonat rurale.

Ekspozimi ndaj tre formave të mediave masive rritet me nivelin arsimor. Përqindja e grave që ndjek të tre mediat, rritet nga 2% te gratë me arsim fillor në 14% në mesin e atyre që kanë një arsim universitar ose pasuniversitar. Midis burrave, rritja korresponduese është nga 1% në 19%.

Përqindja e popullsisë 15-59 vjeç, që ka akses në media të paktën një herë në javë

Zgjerohet përdorimi i internetit

Të anketuarit u pyetën nëse ata përdorën internetin të paktën një herë në javë, më pak se një herë në javë, apo aspak. Anketa gjeti se përdorimi i internetit është shumë i përhapur dhe meshkujt e përdorin më shumë se femrat (84% kundrejt 73%). Ndër femrat e moshës 15-49 vjeç, 64% e përdorin atë të paktën një herë në javë, 9% e përdorin atë më pak se një herë një javë dhe 27% nuk ​​e përdorin fare. Mes meshkujve të kësaj moshe, këto përmasa janë 67%, 17% dhe 16% respektivisht.

Si një medium i ri, interneti përdoret shumë më tepër nga të rinjtë. 82% e femrave dhe 80% e meshkujve të moshës 15-19-vjeçare e përdorin të paktën një herë në javë, krahasuar me 30% të femrave dhe 25% të meshkujve 50-59 vjeç. (Monitor)

Instat Lajmet telenovelat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.