Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Peleshi: Shqipëria pro “Politikës së dyerve të hapura” për nismat rajonale

09:34 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi ministerial
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është e vendosur të ndjekë parimin e “Politikës së dyerve të hapura” për të gjitha nismat rajonale, si një mundësi për rritjen e ndërveprimit mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky qëndrim u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Europës Jug-Lindore që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Peleshi theksoi mbështetjen e Shqipërisë për iniciativën SEDM dhe për Brigadën e Europës Jug-Lindore (SEEBRIG), komandën e të cilës pritet që në vitin 2023 ta marrë Shqipëria. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se “iniciativat rajonale janë një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërveprimin midis shteteve të rajonit tonë dhe ofrojnë mundësinë e trajtimit në tavolina të përbashkëta të sfidave me të cilat ne përballemi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”. Gjatë ministerialit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi qëndrimin e vendosur pro parimit të “Politikës së Dyerve të Hapura” për të gjithë nismat rajonale dhe jo vetëm SEDM, në të cilat duhet të bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor siç natyrshëm është edhe Kosova.

Ky takim, që mbledh ministrat e Mbrojtjes zhvillohet një herë në vit dhe është një mundësi shumë e mirë për të analizuar arritjet, vlerësuar planet e përbashkëta dhe projektet për të ardhmen të iniciativës politiko-ushtarake më të vjetër të rajonit tonë, siç është SEDM.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.