Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turqia prodhon anijet patrulluese të Shqipërisë, mes tyre edhe mjete pa pilot në det

14:03 / November 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61850a997d12e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania e inxhinierisë “Guzuyilmaz Muhendislik”, themeluar në vitin 1996 në rrethin Çigli të provincës Izmir, siguron kontribut edhe për ekonominë turke me anijet që prodhon, por edhe për industrinë e mbrojtjes.

Gjithashtu kompania që ka ndërtuar edhe anijet në inventarin e Policisë së Turqisë dhe që ka dërguar anije në shumë vende të botës, përfshi këtu Rusinë e Nigerinë, po përgatitet që të kryejë eksport në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë hapi një tender në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ku garuan po ashtu kompani nga Holanda, Norvegjia dhe Italia dhe në të cilin kompania turke mori pikë të plota nga dosja teknike.

Në kuadër të projektit, në Izmir ka filluar ndërtimi i anijes me material alumini, me gjatësi 15 metra, si dhe i anijeve me fiberglas, me gjatësi 10 metra, të cilat do të përdoren në kontroll dhe patrullim. Anijet do të dalin për patrullim në det në mars të vitit të ardhshëm dhe do t’u dorëzohen zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Kostoja 3 milionë dollarë

Ozgur Inam, nëndrejtori i përgjithshëm i “Guzuyilmaz Muhendislik”, theksoi për Agjencinë Anadolli (AA) se eksportojnë anije jashtë vendit nën markën “Izmir Shipyard”.

Inam shpjegoi se kryejnë prodhim tregtar prej 26 vitesh dhe gjithashtu prodhim për industrinë e mbrojtjes.

Pasi vuri në pah se së fundmi kanë realizuar marrëveshje me Shqipërinë, nëndrejtori i përgjithshëm i “Guzuyilmaz Muhendislik” vijoi me këto fjalë: “Ishte një tender shumë konkurrues. U gjendëm në mesin e kompanive evropiane. Ishte një krenari edhe për vendin tonë, edhe për kompaninë tonë.”

Ai tha se anijet që do të eksportohen, do të jenë flota e parë detare e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë. “Aktualisht janë 5 anije. Këto janë të njëjtat me anijet patrulluese që përdoren aktualisht në Izmir, Antalie dhe Stamboll. Shqipëria është vend mik dhe vëlla i yni. Na zgjodhën ne, sepse i besuan anijes, produktit që përdor policia turke. Planifikojmë që anijet të zbresin në det në muajin mars (2022). Anijet do të sigurojnë gjithsej rreth 3 milionë dollarë hyrje valutore për vendin tonë”, shtoi Inam.

Mjet pa pilot edhe në det

Duke bërë të ditur se kompania e tyre ka eksportuar anije edhe për Forcat Speciale të Rusisë, Ozgur Inam theksoi se kanë nënshkruar marrëveshje për eksport edhe me Nigerinë, ndërsa shtoi se këto janë referenca për punë të reja.

“Me ASELSAN-in kemi prodhuar anije autonome dhe pa pilot. Këto kanë hyrë në inventar. Po ashtu kryejmë prodhim edhe për ROKETSAN-in. Kam besim të plotë se suksesin që kemi arritur tek mjetet pa pilot në fushën e aviacionit, do ta arrijmë edhe në detari. Ne jemi një nga 5 vendet prodhuese në botë të anijeve me aftësi edhe në tufë, edhe autonome, edhe pa pilot. Për këtë çështje ka një vullnet shumë serioz”, u shpreh Inam.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacioni i SPAK/ Masa edhe për dy ekspertë kriminalistë, një i Tiranës tjetri i Drejtorisë vendore Durrës

10:08 / September 22, 2026

Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK

09:53 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s: Moment krenarie për Shqipërinë

08:46 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.