Kohë më parë ajo ka fituar herë të parë çmim “Grammy”. Ndërsa, tani Dua ka shtuar edhe dy çmime të tjera në karrierën e saj duke fituar dy të tilla në eventin e njohur “The Global Awards” i cili u mbajt në Londër.
Ylli i hitit “New Rules” rrëmbej çmimet “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë britanike”.
Dua përveç që u nderua me dy çmime ajo poashtu ka shkëlqyer me dukjen në një fustan me ngjyrë neoni dhe të zi ajo ka marrë gjithë vëmendjen.
Ndryshe, së fundi 23 vjeçarja u bë pjesë e një video e cila përcjellet një mesazh për të drejta e femrave.