Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një jaht, dy vetëvrasje dhe dy skandale

19:39 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP369856316673 768x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte data 5 nëntor 1991 kur manjati i medias britanike Robert Maxwell kryen vetëvrasje duke u hedhur në det nga jahti e tij në Ishujt Kanarie. Në atë moment, Britania tronditet, pasi shkaku i vdekjes së tij ishte mister.

Por tronditja do të kthehej në tërbim në javët në vijim, kur në fondin e sigurimeve të kompanive të tij zbulohet një “gropë” miliona dollarë. Siç doli, Maxwell po përdorte fondet për të financuar perandorinë e tij, e cila ishte në prag të kolapsit.

I lindur në varfëri ekstreme në malet Karpate të Çekosllovakisë së atëhershme si Jan Ludvik Hoch, ai u arratis nga kampet e përqendrimit dhe mbërriti në Britani në vitin 1940. Ai e përshkroi veten si njeri që fliste disa gjuhë dhe në fund të luftës ishte bërë oficer i ushtrisë britanike.

Në vitin 1984 bleu gazetën Mirror Group, por bizneset e tij po fundoseshin nën peshën e borxheve të mëdha. Se sa i dëshpëruar ishte në të vërtetë do të shihej vetëm pas vdekjes së tij. Deri më sot, teoritë rreth rrethanave të vdekjes së tij vijojnë, me disa që pretendojnë se biznesmeni u vra nga shërbimi i inteligjencës izraelite Mossad.

Ironia tragjike është se jahti në të cilën ai i dha fund jetës së tij, mori emrin e vajzës së Maxwell. Rreth 30 vjet më vonë, Ghislaine Maxwell u përfshi gjithashtu në një tjetër skandal që tronditi botën e biznesit dhe më gjerë.

Pas arrestimit të Jeffrey Epstein për abuzim seksual, ajo u akuzua se kishte “rekrutuar” vajza të mitura për 10 vjet me qëllim që ato të abuzoheshin nga Epstein. Epstein kreu vetëvrasje në qelinë e tij para se të dilte në gjyq, ndërsa Maxwell mbetet në burg. Gjyqi i saj do të fillojë më 29 nëntor./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.