Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manja: Duhet t’u përgjigjemi në kohë rekord shqetësimeve të qytetarëve

20:48 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
253602608 1303063963475686 2223411906467241631 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Ulsi Manja ishte sot pasdite në Këshillat Socialistë Burrel e Klos për të diskutuar me strukturat e këtyre dy njësivë administrative rreth zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kryetari i Asamblesë Socialiste të Matit Hasan Pasha nënvizoi se NJA Burrel është njësia përcaktuese e fatit të zgjedhjeve për Partinë Socialiste të Bashkisë Mat. Ai tha se nga viti 2013 socialistët e Burrelit jo vetëm janë fitues të zgjedhjeve politike, por fitorja ka ardhur vetëm duke u thelluar. Pasha përmendi faktorët që ndikojnë në fitoren e socialistëve dhe çfarë duhet bërë më mirë në zgjedhjet e ardhshme.

253497077 1917522598427692 9196393707297907885 n

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se socialistët e Bashkisë Mat vërtetë janë fitues të disa zgjedhjeve politike dhe lokale, por nevojitet një analizë për t’u përmirësuar, për të qenë gati për zgjedhjet e 2023-it. “Ne duhet të përgatitemi që tani për zgjedhjet lokale, për t’i fituar katër bashkitë e Qarkut Dibër. Kujdesi i Qeverisë “Rama” nuk ka munguar për këtë rajon”, theksoi Manja.

Drejtuesi politik u shpreh se dikasteret do të bëjnë një vlerësim real për punën e drejtuesve lokal dhe rajonal. Në “sitë” do të kalojnë të gjithë.

“Drejtorët kanë për detyrë t’u përgjigjen në kohë rekord ankesave të qytetarëve. Në se do të konstatohen drejtues që nuk u përgjigjen shpejt dhe si duhet shqetësimeve të qytetarëve ato do të largohen”, pohoi Ulsi Manja në takimin me socialistët e Burrelit.

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se ky subjekt politik nuk njeh humbje prej shumë vitesh dhe nuk do të njohë as në të ardhmen.

253719276 1010997636137964 2446430544843166212 n

“Ne, -tha Malaj, vlerësojmë maksimalisht investimet e Qeverisë “Rama” në Mat. Për dekada me radhë kjo trevë ishte lënë në harresë, ndërkohë aktualisht ka ndryshime. Mati ka nevoja të tjera të rëndësishme. Kemi mbi 400 km rrugë rurale për t’u përmirësuar. Qendrat e tri njësive administrative kanë nevojë që të lidhen me asfalt. Po ashtu nevojiten të tjera investime për përmirësimin e infrastrukturës në Burrel”.

252732039 939225143640661 8458606046292899218 n

matit socialistet ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.