Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe i pakursyer në autokritikë, 25 prillin, Duka e ka cilësuar si një humbje të opozitës për pasojat e vendimeve jashtëzakonisht të gabuara, siç i ka cilësuar ai. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve vendore dhe largimi nga tryeza e reformës territoriale, janë për Dukën, disa prej këtyre gabimeve të pafalshme, që i kushtuan shumë opozitës.
Sikur të mos mjaftonte humbja në 25 prill, të gabuar, Duka e cilësoi edhe sjelljen e Lulzim Bashës, përkundrejt aleatëve të tyre, ku jo pak tregon se është suprizuar nga deklarat e tij në Kuvend, kur pjesë të trekëndëshit të së ‘keqes’, Bermudës, futi edhe Ilir Metën, atë që e ka pasur “aleat” para 25 prillin. Të gabuar e ka quajtur edhe qëndrimin e kryedemokratit pas zgjedhjeve, ku nuk pranoi humbjen, por gjen alibira të ndryshme.
“Basha mendon që duke mos e pranuar fiton politikisht, nëse do isha në vendin e tij, do bëja një analizë, djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në Reformën territoriale dhe në zgjedhjet vendore, i lamë kundërshtarit 60 bashki, se ajo i ngeli pa dashje. Basha mundohet që të gjejë një mënyrë komunikimi me publikun që të vazhdojë sa më gjatë jetën politike, ai të dilte haptas para elektoratit dhe do e vlerësonin më shumë për të gjetur alibi”, tha ai.
Që Basha me aleatët nuk ka asnjë marrëdhënie pas 25 prillit, e tregon fakti që ai nuk i ka thirrë në zyrë anjë prej tyre, as për të folur për aksionin opozitar në Kuvend dhe këtë e konfirmon edhe vetë Duka në ‘kontrast’.
” Asnjë nga ato vendime që ne morëm nuk patën sukses, asnjë nga këto beteja nuk fituam, në 25 prill humbi opozita, morëm vendime jashtëzakonisht të gabuara. (…) Nuk jemi takuar që pas zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë institucionale, përveç kafeve. U suprizuam me trekëndëshin e Bermudës se sa kishim ardhur nga një betejë elektorale të përbashkët, kemi marrëdhënie të ngrira, në të gjithë aksionin opozitar, ato votimet në parlament kemi qenë të pavarur dhe kemi menduar siç kemi menduar vetë, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi ,e ka 2 arsye, gjendja në të cilën ndodhet PD, që e prekupon më shumë se marrëdhënien që ka me aleatët, ose ka një zë të dytë që nga kjo aleancë nuk kemi përfituar asgjë, se thonë se kryetarët e partive u zunë vendin. Nuk është e vërtetë, nëse do kandidonim më vete, në Durrës do kishim 14 kandidatë dhe kishim mundësi, por të dalësh vetëm merr vota nga e majta dhe e djathta”, tha Duka.
Nuk ka lënë pa komentuar edhe ‘Foltoret’ e Sali Berishës, ku kreu i PAA-së u rreshtuan në listën e atyre personave që tërheqjen e ish-kryeministrit e cilëson si gjënë më fisnike që mund të bënte.
“Pas 11 dhjetorit, mund të ketë një tërheqje, është fisnikëria më e madhe që mund të bëjë”, përfundoi Duka.
“Kontrast” më shumë se një emision synon të jetë një mision për të dëshmuar skajet e të vërtetës. Në “Kontrast” me respekt, qetësi dhe shërbesë për të sjellë te ju të vërtetat relative dhe bashkëjetesën e më shumë se një të vërtetë absolute. “Kontrast” si një hapësirë e veçantë në Report TV do të vijë çdo të hënë dhe të premte ora 18:00-19:00. Në “Kontrast” do të jenë të ftuar çdo javë personazhet me të rëndësishëm të jetës publike në vend për të sjellë pranë jush aktualitetin në të gjitha dimesionet.