Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediu pohon se ka biseduar me djalin e ish-Kryeministrit për Gërdecin. Ja si ndodhi telefonata me Shkëlzen Berishën

18:10 / November 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk kam ditur ku është Gërdeci . Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

Fatmir Mediu: As gjeografikisht dhe as si aktivitet , nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake , nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Pse u zgjodh Gërdeci?

Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë , a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij ?

Unë jam hetuar, gjurmuar , vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë , as familjarë të mi dhe as stafi civil i ministrisë së Mbrojtjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë . Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin . Ata që kanë folur me Delijorgjin , pas kanë pas proces me Delijorgjin. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës , ligjit , urdhrave dhe vendimeve të qeverisë , në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam njeri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

A ndiheni vërtet i pafajshëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.