Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belind Këlliçi njofton dorëheqjen: Mandati duket se mbaroi në momentin që shkova në “Foltore”

22:47 / November 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Belind Këlliçi deklaroi se sipas kreut të PD-së mandati i mbaroi ditën që shkoi në “Foltoren” e Berishës.

“Nuk bëhet me njoftim në Facebook kjo punë. Partia ka institucione, me një akt, vjen një shkresë, një kërkesë zyrtare e kryetarit të partisë që na njofton ose na kërkon që ne të çelim proçesin zgjedhor dhe nuk jemi kundër,” – u shpreh ai.

Kreu i FRPD sqaroi se pavarësisht se mandati i ka mbaruar në vitin 2019 ka rënë dakord me Bashën për të vijuar detyrën sepse fokusi i partisë ishte te fushata elektorale.

Ndërsa theksoi se dorëheqjen e tij do e dorëzojë shumë shpejt, nënvizoi se nuk do të lejojë që proçesi i ri të mos jetë model dhe i organizuar nga vetë grupi rinor.

“Sot që ne flasim është një vendim individual, i padiskutuar në kryesinë e Partisë Demokratike dhe brenda grupit të punës nuk është as kryetari i Forumit që për fat të mirë jam gjallë, as Sekretari i Përgjithshëm i Forumit që për fat të mirë është gjallë, kështu që ne këtë nuk e pranojmë. Unë personalisht nuk e pranoj,” – tha ai.

Këllici sqaroi se beteja e tij nuk po bëhet për ambicie personale. Sipas tij i duhet hapur rrugë një riciklimi elitash dhe një brezi të ri, por në pavarësinë e plotë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

dorehiqet kellici mandati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.