Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjela flet për firmat e PD: Basha të bëjë denoncim në SPAK! Qëllimi i Berishës është destabilizimi i Shqipërisë!

21:23 / November 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela32 770x389 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është figurë anti-historike dhe se sipas tij synon destabilizimin e vendit.

Për Ngjelën firmat janë të pavlefshme dhe se sipas tij vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

“Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi”, tha Ngjela.

Gjatë intervistës, Ngjela theksoi se nëse nuk respektohet statuti atëherë çdo veprim është i pavlefshëm.

Sipas Ngjelës Kuvendi nuk do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa thekson se do të shohim një komedi me këtë situatë.

Gjithashtu ai sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallëzim në SPAK , pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.

Pjesë nga intervista:

Kujtojmë se deklaruan se kush ka kuriozitet për të parë firmat lë të vijë në zyrën e z. Ndoka?

Ngjela: E shikoni që ky është shteti që ndërtoi Saliu…Pa dokumente, pa ligje, vetëm përpara me dy gishta…janë të gjithë gënjeshtarë.

Ngjela: Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

I sugjeroni Bashës të denoncojë në SPAK Berishën për falsifikim?

Ngjela: Padi penale në SPAK dhe ka marrë fund ajo. Nëse firmat janë false atëherë është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin.

Parashikoni se do të mbahet Kuvendi në 11 dhjetor?

Ngjela: Unë ju thashë se është komedi. Kuvendi nuk do të mblidhet. Nëse futet Rama në këtë mes atëherë kemi një nivel të ulët politik. Nuk është politikë kjo. S’ka lidhje Rama këtu.

Berisha duket i vendosur për të mbajtur Kuvendin Kombëtar me 11 dhjetor? Padia do ta frenonte?

Ngjela: Kjo padi e frenon, por problemi është se ai e di statutin dhe pse nuk e pranon. Por këtu ka forca amerikane, këtë e di mirë Saliu…

E keni ndjekur se ambasadorja amerikane Yuri Kim disa orë përpara se Berisha të mbante mbledhjen deklaroi se nëse nuk bashkëpunon, SHBA nuk do të pranojë një person non-grata. Si e shikoni këtë histori?

Ngjela: Gënjeshtër. Si del ambasadorja amerikane dhe flet në kokën e vet. Problemi qëndron që ata do të bëjnë një forum kot. Është një veprim i pavlefshëm. Me një letër që kërkon Basha, me një denoncim që i bën dhe mbyllet kjo histori. Berisha nuk ka dalë për të ndërruar kryetarin, do të bëjë sikur që të bëjë destabilizimin e Shqipërisë. E mbani mend çadrën, destabilizim e kishte. Kanë ardhur këtu oficerë rus , e pe si e morën për rreckash dhe e çuan në parlament , por ky nuk zë mend.

Denoncim spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.