Një 11-vjeçare shtatzënë në Bolivi, e cila ra pre viktimë e përdhunimit ka pësuar abort në javën e 24-të shtatzënë.
Vajza dyshohet se ishte përdhunuar vazhdimisht nga gjyshi i saj 61-vjeçar, në Yapacani, një qytet i vendosur në provincën e Ichilo.
Në fillim, nëna e saj kishte mbështetur abortin, por ndryshoi mendje pasi një organizatë katolike e thirri dhe i bëri presion që të mos aprovonte abortin. Avokatët e nënës së të miturës, Néstor Higa dhe Yovani Cabello, “akuzuan se nëna (e të miturës) praktikisht ishte rrëmbyer dhe persekutuar për ta mbajtur atë larg vajzës së saj.
Sipas mediave, autoritetet shtetërore i kishin bërë presion vajzës dhe nënës së saj për të rënë dakord për një abort. Si përfundim 11-vjeçarja abortoi fëmijën e saj.
I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, aktualisht po mbahet në paraburgim, sipas medias lokale El Deber. 11 vjeçarja dhe motra e saj 15 vjeçare, kishin jetuar nën kujdesin e të dyshuarit që nga shkurti i kaluar. Kjo për shkak se nëna dhe babai i tyre, gjithashtu emrat e të cilit nuk janë bërë të ditur, punonin në kryeqytetin La Paz si kuzhiniere dhe si murator.
Aborti është përgjithësisht i paligjshëm në Bolivi, megjithatë, lejohen përjashtime në rastet e sulmeve seksuale, keqinformimeve kongjenitale ose kur jeta e nënës është në rrezik.