Llogaritari Italian Fabio Petruzzella u arrestua dhe akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri. Ai kishte një rol kyç në këtë operacion.
Petruzzella ishte vëllai i një gjyqtareje në Itali, e cila është e famshme për lirimin nga akuzat të një ministri të famshëm të viteve 90 të qeverisë së të famshmit kryeministër Andreoti, i akuzuar edhe ky ashpër për lidhje me mafian.
Për gjyqtaren në Palermo, Marina Petruzzella, ish-ministri i Demokracisë Kristianesë, Calogero Mannino nuk ishte fajtor për akuzën se ka pasur një rol në negociatat shtet-mafia.
Vendimin ajo e mori në në Pallatin e Drejtësisë të Palermos
“Lirohet i akuzuari për veprën penale pasi nuk e ka kryer”, tha ajo, në vendim, videon e së cilës është më poshtë. Për Manninon, të pandehurin e vetëm në gjyq që zgjodhi procedurën e shkurtuar, prokurori i kishte kërkuar 9 vjet dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike.
