Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ushtarakja e grupit të mbrojtjes së Macron përdhunohet në festën e pallatit presidencial

19:31 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet për përdhunim të një ushtarakeje femër nga një koleg i saj në një festë në korrik.

Ushtarakja anëtare e stafit mbrojtës të presidentit Emmanuel Macron ishte përdhunuar nga një tjetër ushtarak sigurie pas një feste lamtumire në pallatin presidencial Élysée në korrik.

Sulmi i supozuar seksual ndodhi pas festës së lamtumirës për një gjeneral francez dhe dy ushtarakë të tjerë, ku merrte pjesë dhe presidenti Macron, shkruan e përditshmja vendase Libération, e cila raportoi e para akuzat.

Gazeta shkruante se pritja festive nisi në pallatin Élysée, ku Macron mbajti një fjalë të shkurtër dhe u largua rreth orës 22.00

Disa të tjerë nga pjesëmarrësit u larguan nga Élysée për t’u vendosur në ambjentet e stafit personal ushtarak të presidentit në Rue de l’Élysee, qe gjendet pranë vendndodhjes. Atje supozohet se ka ndodhur dhe sulmi seksual ndaj gruas ushtarake.

Sipas Libération, edhe sulmuesi ishte një ushtarak si viktima, të dy me punë në zyrat e sigurisë së lartë në pallatin Élysée ku trajtohen çështje deliakte ose të sekretit të lartë.

Gazeta shkruan se gruaja pas sulmit ishte drejtuar menjëherë në stacionin më të afërt të policisë dhe kishte denoncuar ngjarjen po atë natë.

Por ushtaraku i akuzuar për sulmin është marrë në pyetje vetëm si “dëshmitar asistues” nga prokurorët, që do të thotë se ai duhet të merret ende në pyetje derisa të ngrihet akuzat formale, thonin burimet gjyqësore për rrjetin AFP.

I pyetur për komente një zëdhënës i presidentit tha sot se “sapo të verifikohen pretendimet do të merren menjëherë masa” teksa shtoi se “personi i akuzuar ishte transferuar menjëherë larg pallatit Élysée”.

Zyrtari tha për mediat se zyra e Macron po pret hetimet gjyqësore për të marrë vendime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.