Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Erisa Xhixho letër Nikollës për të futur në rend dite krimet seksuale

09:31 / November 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erisa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të përshpejtuar procedurat me qëllim futjen në rend dite të nismës ligjore për miratimin sa më parë të projektligjit për krijimin e regjistrit për të dënuarit për krime seksuale. Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste, e cila dorëzoi nismën pak ditë më parë, shprehet se është e rëndësishme që kuvendi ta marrë sa më parë parasysh këtë nismë dhe miratimin e një ligji të tillë, pasi sipas saj do të kishte ndikim në uljen e rasteve të abuzimeve seksuale.

“Në pergjigje të interesimit të madh të shumë shoqatave dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e grave dhe femijëve të dhunuar veçanerisht, të opinionit publik por edhe të shumë institucioneve kushtetuese, për të bërë efektive nismen ligjore për miratimin sa më parë të projektligjit “Regjistri Kombëtar i të dënuarve për krime seksuale” po ju bëj me dije se i jam drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, me anë të së cilës i kërkoj përshpejtimin e proçedurave për përfshirjen e të dy drafteve të paraqitura, njërin nga unë dhe tjetrin nga zonja Iris Luarasi në kalendarin e punimeve të Kuvendit brenda ketij muaji që është edhe muaji Fiongos Blu që simbolizon ditët ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

246372699 429419561874472 4036504319298455556 n

Letra e plotë:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Më lejoni t’ju bëj me dije se më datë 5 nëntor 2021, kam depozituar sipas rregullores së Kuvendit, nismen time ligjore me objekt shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Regjistri Kombëtar i të dënuarve për krime seksuale”.

Meqenëse që prej shumë vitesh janë bërë përpjekje për të rregulluar me ligj mungesën në legjislacionin shqiptar të detyrimit për të krijuar regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, por që gjithnjë kanë mbetur përpjekje në tentativë, e ndërmora këtë nismë për të bërë të mundur që edhe në Shqipëri të aplikohet një standard ligjor i njejtë si në shumë vende të BE-së edhe për këtë kategori njerëzish të dënuar për krime seksuale.

Ndërkaq, kam mësuar se një tjetër nismë ligjore me të njejtin objekt është depozituar ne Kuvend nga organizata të shoqërise civile, ç’ka në thelb shpreh ndjeshmërinë e lartë të shoqërisë për këtë çështje.

Kësisoj zonja Kryetare, mendoj se eshtë në nderin tonë si Kuvend që keto dy nisma t’i trajtojmë me prioritet dhe vëmendje të veçantë, për të mundësuar miratimin e një ligji sa më funksional dhe efektiv.

Duke e njohur dhe çmuar ndjeshmërinë tuaj ndaj problematikës shqetësuese të akteve kriminale të dhunës seksuale, e në veçanti të dhunës seksuale ndaj të miturve, me angazhimin e plotë për të kontribuar maksimalisht si nismëtare e projektligjit që të krijojmë një klimë pune gjithëpërfshirëse dhe transparente, me seriozitetin që meriton trajtimi i çështjeve me ndjeshmëri të lartë në opinionin qytetar, dhe duke marrë në konsideratë edhe faktin se gjendemi në muajin e Fiongos Blu që simbolizon ditët ndërkombëtare kunder dhunës ndaj femijeve dhe të drejtat e tyre,

e gjej me vend t’ju kërkoj që të dy propozimet e administruara tashmë nga administrata e Kuvendit,  të përfshihen sa me parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

E bindur në ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin tuaj” mbyllet postimi i deputetes së LSI-së

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm, Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm

09:52 / September 29, 2026

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.