Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Prerja 100 lekë, monedha e vetme me kurs ligjor që përfaqësohet me një grua shqiptare!

17:31 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monedha me grua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet me një grua, është monedha me prerje 100 Lekë. Në pjesën e pasme të saj paraqitet Mbretëresha ilire Teuta, shoqëruar me mbishkrimin “Republika e Shqipërisë” dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000.

Pas vdekjes së parakohshme të të shoqit, Agronit, Teuta trashëgoi fronin mbretëror, duke u vendosur në krye të shtetit dhe ushtrisë ilire gjatë viteve 230-228 p.e.s. Edhe pse qëndresa e saj në krye të shtetit zgjati më pak se tre vjet, Teuta zhvilloi një veprimtari energjike. Ajo përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë dhe rriti fuqinë politike të mbretërisë. Fitoret e saj ngjallën zemërim të madh tek Perandoria Romake, e cila bashkë me tradhtitë e brendshme ndaj Teutës, çoi në dështimin e planit të saj për të pushtuar Dyrrahun, Apoloninë dhe Korkyrën.

Në duart e romakëve nga njëra anë dhe me një fuqi të dobët ushtarake nga ana tjetër, Teuta u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rozonit (Risani i sotëm) në gjirin e Kotorit. Në pranverë të vitit 228 p.e.r, përfaqësuesit e saj përfunduan me senatin romak një paqe me kushte shumë të rënda për Ilirët dhe shumë shpejt Iliria u kthye në një provincë romake. Pas kësaj ngjarjeje Teuta nuk përmendet më. Në krye të mbretërisë ilire u vu si regjent Demetër Fari.

monedha Shqiptare teuta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Riviera Shqiptare në vëmendjen e medias amerikane: Alternativa që rivalizon Santorinin

11:18 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.