Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kush i nxori në pritë Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin

20:20 / November 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
audio dumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet për atentatin me dy viktima në zonën e Astirit në Tiranë janë intensifikuar dhe Policia ka shoqëruar disa persona, nga dëshmitë e të cilëve mund të sigurohen të dhëna për autorët e mundshëm të krimit. Kamerat e sigurisë janë marrë, por burimet thonë se ato nuk japin pamje të qarta të autorëve.

Ndërkohë pika më e fortë e hetimeve është një telefonatë që viktimat kanë marrë shumë pak minuta përpara atentatit. Ata janë telefonuar për të shkuar në një tjetër lokal, për një takim me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, për të cilët policia nuk jep shumë detaje. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë, që i bëri të ngrihen nga lokali dy viktimat Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, që të dy të njohur për vepra të tjera penale, madje edhe të arrestuar, por pa mundur të qëndrojnë gjatë në burg, për mungesë provash.

Ndërkohë, është dërguar një kërkesë në kompanitë telefonike për të zbuluar se kujt i përket numri që ka telefonuar viktimat. Burimet thonë gjithashtu se viktimat janë ndaluar nga Policia në Sheshin “Nënë Tereza” për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në këtë vend. Pas kësaj, ata janë drejtuar në Astir, kur janë ulur në lokal, por pas pak minutash, për shkak të telefonatës janë ngritur për t’u larguar. Dyshohet për një bashkëpunim mes vrasësve dhe telefonuesve, por Policia po heton në këtë drejtim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.