Në fjalën e tij prezantuese të projekt buxhetit të vitit të ardhshëm kryeministri Edi Rama tha se është dëshmi e arritjes së këtyre dy viteve të vështira.
Ai tha se plagët e tërmetit po mbyllen, ndërsa ato të pandemisë po trajtohen.
“Buxheti i ndërmjetëm mes fazës së emergjencës dhe fazës së re të adresimit të ambicies për arritjen e një niveli të ri zhvillimi në dekadën ku sapo kemi hyrë. Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve të vështira, të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve të rënda të të sotmes. Plagët e tërmetit po mbyllen, të pandemisë po trajtohen dhe siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore dhe me këtë buxhet të ndërmjetëm, pavarësisht dhe krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundmi rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit të rejat e të rinjtë”, tha Rama.
Ai u shpreh se nuk do të rritet asnjë taksë, për asnjë kategori.
