Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha për mediat se duhet bërë verifikimi një për një i firmave që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PD-së.
Paloka ka propozuar përfaqësues të besueshëm nga të dyja palët që të bëjnë këtë proces
“Palët nuk kanë besim te njëra-tjetra. Unë e hodha si ide po mund të caktojnë kë të duan, nga njëra palë sekretari zgjedhor dhe nga ana tjetër sekretari organizativ. Të ulen e ti marrin formularët një nga një ti verifikojnë a janë apo nuk janë, a kanë firmosur këta delegatë apo jo. Besoj se kështu do mbyllet kjo histori me këtë hije dyshimi që kanë ngritur ndaj njëri tjetrit”, tha Paloka.
Sipas tij, Kryesia e cila mblidhet sot nuk ka asnjë tagër pasi jemi në kushtet e palëve. Nëse verifikohen firmat që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit tha ai, Kryesia nuk ka asnjë tagër.
