Me propozimin e sotëm për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, Basha tregoi që Berisha mohon legjitimitetin dhe i dha mundësinë Partisë Demokratike që të mos hyjë në qorrsokak për verifikimin e firmave. Kështu e argumenton ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit Agim Baçi vendimin e kreut demokrat Lulzim Basha, ndërsa refuzimin nga ana e Berishës e konsideron si refuzim të modelit demokratik.
“Vendimi ishte surprizë dhe Basha na dha dy shfaqje që nxori Berishën mohues të legjitimitetit të PD që ka vendosur vetë pa iu drejtuar asnjë strukture pavarësisht se thotë që janë 4200 firma nuk pranon që këto të verifikohen duke e çuar Kuvendin në verifikues të vetvetes që është paradoks. Basha me vendimin e sotëm pavarësisht se të vonuar i jep mundësinë që PD-së të mos hyjë në këtë qorrsokat verifikimesh, por propozoi një Kuvend me vendim kryesie që t’i hapet rruga një kuvendi kombëtar që Berisha e refuzoi dhe nuk pranon asnjë debat me strukturat që Kuvendi e strukturat që ka caktuar ai vetë dhe ky është refuzimi i modelit demokratik”, tha Baçi.
Sipas tij, nëse Berisha do të donte bashkimin e demokratëve nuk kishte pse ta refuzonte vendimin e Bashës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai thekson se edhe në praktikën e Berishës shumica e institucioneve të partisë kanë qenë emërime.