Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe “mbyt” me kritika qeverinë: Ëndrrat me para ta shpifin

10:35 / November 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kritika 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist, Erion Braçe ka lëshuar një “lumë” kritikash për qeverinë gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në fjalën e tij ish-zëvendëskryeministri u ankua sa i përket qasjes së qeverisë ndaj kategorive të njerëzve në nevojë për të cilat ai paraqiti edhe 2 raste konkrete të personave të cilët ishin me aftësi të kufizuar dhe u ishte ndërprerë ndihma ekonomike nga shteti.

Më tej Braçe tha se politikat e ndjekura po godisnin rëndë bujqësinë dhe bujqit të cilët sipas tij po shtrydhen nga skema e TVSH-së të cilën e konsideroi si të pabarabartë.

Deputeti socialist, Erion Braçe në Kuvend

Keni bërë mirë që keni nisur të ulni deficitin primar. Keni bërë mirë që keni nisur të ulni borxhin publik, keni bërë mirë që këtë vit do paguajmë 250 lekë investime për cdo 100 lekë borxh.

Qeveria dhe konsumi i tillë ishte zgjedhja jonë, ajo që mua më shqetëson është efektiviteti i financave publike, transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës, vendosja e pabarazisë, kur duhet të ishte një instrument që zgjedh ndershëm. Rroga do paguajmë 900 milionë dollar. Rroga në sektorin publik është rritur. Por a e justifikojnë adminsitratorët tanë këtë? Unë mendoj se jo.

Ndihma edhe pse rritet nuk mjafton, nuk ushqen dhe njerëz të sëmurë nuk mund të marrin ndihma ekonomike. Këto janë disa raste të cilat janë njerëz të gjymtuar dhe të kufizuar të cilët nuk marrin asnjë lloj ndihme ekonomike u janë ndërprerë prej muajsh. Për arsimin parauniversitar po financojmë miliona euro, por mendoj se është gabim sepse njëra është disiplina e cila po përdoret krahasuar me kurrikulën që përdoret në shkollat universitare.

Unë e kap veten gafil, duke parë në mjetet teknologjike ku u bëhet thirrje të rinjve për të bërë sa më shumë para.Ëndrrat me para ta shpifin, po ua them me plot gojën. Për investimet do paguhen miliona dollar.

Këtu vjen I juaji dhe flet këtu, e ndjek i yni. Por si nuk u ulëm njëherë, të flisnim për investimet në vend, t’ju pyes cdo bënit ju ndryshe në llogara, do e hapnit vrimën më lart apo më poshtë, po me Skavicën, po me aeroportet. Ky vend kaq është një copë vend është. Sa për kontratktorët ka drejtësi që mund të merret me të. Dëgjova një debat për 130 milionë dollar për PPP-të. Po a e dini ju se ne paguajmë nga cdo vit nga 100 milionë euro për kontraktorët tuaj?

Ajo që dua të them për paketën fiskale, ajo që mua më dhemb është bujqësia dhe bujqit. E keni nisur në 2018 goditja dhe vazhdon goditja me skemën e TVSH-së të pabarabartë në hyrje dhe në dalje, vazhdon goditja e habitshme edhe në prodhimin e bujqve. Ndërkohë që godasim bujqit nuk prekim përjashtimet për ndërtuesit. Sot që flasim ndërtesat në zonë rezidenciale nuk i prekim. Sot flasim gjithë ditën për taksën mbi qumështin pluhur por nuk flasim për dëmin që po u bëhet bujqve për prodhimin e qumështit. Të ndërtojmë një sistem, të krijojmë bursën që bujku ta dijë sesa ta shesë prodhimin e tij. Të mbajmë përjashtimin në inputet bujqësore, të clirojmë tregun nga matrapazët dhe karteli i inputeve bujqësore.

Fermerët po shtrydhen, nga njëra anë furnizuesit e farave, nga ana tjetër përfitimi i fermerëve nga vlera e produkteve të tyre bujqësore ka rënë, nuk janë fjalët e mia, janë fjalët e presidentit Joe Biden në 9 korrik të vitit 2021. Më gjithë cfarë janë thënë, ju duarttrokas por nuk besoj se jemi më mirë se Amerika, betejë do bëjmë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.