Iliri ka biseduar sot me Sabianin dhe është shprehur se ndihet i fyer nga ofendimet e shumta që ai ka marrë nga banorët, ku kanë prekur dhe pjesën profesionale të balerinit.
Në debatin e djeshëm ai është ndier i fyer nga Einxhel dhe mos të harrojmë dhe debatin me Fifin ku ajo i tha “balerin i dështuar”.
Gjithashtu Iliri ka qenë dhe paska i shqetësuar dhe për shkak të nominimit bashkë me mikun e tij më të mirë Sabianin.Këto gjëra kanë ndikuar në gjendjen e tij emocionale ku duket se e kanë prekur shumë atë.
“Mua më është prekur arti dhe morali ,si kam pritur kurrë këto ofendime nga banorët, sidomos nga Fifi ku është një person me botë dhe e vlerësoj shumë si këngëtare”-u shpreh ai
Sabiani si mbështetja e tij më e madhe ,i jep kurajo mikut të tij dhe i thoët të mos mërzitet aspak nga ofendimet që disa nga banorët i bëjnë.
