Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manja në Itali: Skuadrat e përbashkëta hetimore, rezultate kundër krimit

18:43 / November 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja 770x438 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pjesëtar i delegacionit shqiptar në takime dypalëshe në Itali, të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka takuar zv/Ministren e Drejtësisë Italiane, Anna Macina.

Gjatë bisedës palët kanë dakortësuar se Italia dhe Shqipëria kanë një kuadër të plotë rregullator ligjor përsa i përket bashkëpunimit gjyqësor dhe në fushën penale.

Ministri Manja vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore, ku Ministria shqiptare e Drejtësisë ka një rol kyç.

U ra dakord për fillimin e një bashkëpunimi në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale, me projekte konkrete, për rehabilitimin e të dënuarve pas vuajtjes së dënimit. Po ashtu do të nisë bashkëpunimi edhe për një ekspertizë të posaçme për rritjen e sigurisë në burgje dhe për aplikimin e rregjimit të posaçëm të sigurisë, si dhe pilotimin e vuajtjes së dënimeve alternative.

Pala italiane kërkoi të shihet mundësia e bashkëpunimit jo vetëm në fushën penale, por edhe atë civile, tregtare etj.

Ministri Manja, ftoi në Tiranë kolegen e tij italiane për të çuar më tej bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të filluar një fazë të re bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në fushën e sistemit penitensiar. Manja mori premtimin se kjo vizitë do të realizohet shumë shpejt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026

Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti

10:00 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.