Një 24-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur. Ka qenë babai i tij që ka konstatuar trupin e pajetë kur ka shkuar në shtëpinë në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.
