Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën në drejtim të Spitallës në Durrës. Një automjet tip “Ford” që drejtohej nga T. Q., 25 vjeçe është përplasur me trafikndarësen. 25-vjeçarja është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Në po të njëjtën orë një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan në Tiranë ku një automjet tip Benz ka dalë nga rruga. Drejtuesi ka pësuar dëmtime të lehta pa pasoja për jetën.
“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, bën me dije policia
