Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Biden emëron Madeleine Allbright në postin e rëndësishëm, njihet si mike e shqiptarëve

14:34 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albright 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, Madeleine Allbright bëri bëtimin si kryetare e Bordit të Politikave të Mbrojtjes, thotë CNN.

Lëvizja vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin nisi rishikimin e të gjithë komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti.

Në shkurt, ai shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump spastroi pozitat udhëheqëse nga disa ekspertë të vjetër të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë Albrightin, ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.

Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja rikthehet si kryetare e tij.

Albright shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit amerikan nga viti 1997-2001.

“Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Departamenti po përshtatet me natyrën e ndryshueshme të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara çdo kundërshtari të mundshëm. Pres me padurim të bashkëpunoj me kolegët e mi në DPB për të ofruar këshillat tona të pavarura mbi gamën e plotë të çështjeve të politikave me të cilat përballet Departamenti”, u shpreh ajo.

Albright ishte në pozitën e Sekretares së Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe kishte një rol vendimtar në organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Rambujesë, që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s në Kosovë dhe ndërprerjen e dëbimit dhe vrasjeve të popullit të Kosovës dhe me lirinë e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026

Trump kundër mediave, Departamenti i Drejtësisë mbron ndalimin e gazetarëve

09:54 / September 23, 2026

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.