Konflikti për shtëpinë ka përfshirë në një sherr masiv djemtë e xhaxhallarëve në Librazhd, dhe njëri prej tyre ka përfunduar në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ku është arrestuar 21-vjeçari A.A. Ai ka goditur me sende të forta SH. A., 50 vjeç, xhaxhain e tij. Menjëherë më pas janë përfshirë në sherr edhe djemtë e xhaxhait, dhe vëllezër të 21-vjeçarit, të cilët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A.A., 21 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin Sh.A., 50 vjeç. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.A., M.A., D.A., Sh.A., banues në Librazhd, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje e kryer në bashkëpunim”.
