Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rovena Rrozhani, pjesë e kolanës ndërkombëtare të librit për fëmijë

14:06 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1perralla2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Shkrimtarja për fëmijë, Rovena Rrozhani është bërë pjesë e kolanës ndërkombëtare “Awake not Sleeping” reimagining fairy tales for a new generation”.

Libri i publikuar më 18 nëntor nëpërmjet një aktiviteti të mbajtur në Stamboll, është iniciativë e Zyrës Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe përmban 28 përralla të ilustruara për fëmijë. Libri synon të ndryshojë mënyrën se si shoqëritë mendojnë për rolet, të drejtat dhe potencialin e grave dhe vajzave duke risjellë përrallat e vjetra në një narracion të ri dhe krijues.

Rovena Rrozhani është përzgjedhur nga mbi 100 shkrimtare nga 23 vende nga Europa dhe Azia Qendrore. Ajo u përzgjodh me përrallën “Hana, vajza që kapi diellin”, një histori e bukur dhe e rishkruar sipas motiveve popullore shqiptare, që sjell në një dritë, rrëfim dhe ngjyra të reja, historinë e vajzës së pasqyrabërësit, e cila shpëtoi fshatin nga mjerimi dhe errësira.

Përveç si gazetare dhe kritike filmash, Rovena Rrozhani është e njohur për publikun e vogël për krijimet e saj origjinale dhe që e kanë bërë një ndër emrat më premtues për të vazhduar traditën e pasur të krijuesve të letërsisë për fëmijë.

Firmën e saj mbajnë shumë krijime të njohura për lexuesit e vegjël si ”Po vjen Babagjyshi”, “Lëndina e arushëve” dhe “Fani në kërkim të dritës” me të cilin fitoi çmimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe çmimin “Bukinist” për vitin 2020. Ajo është ideuese dhe autore e librit të sapobotuar “Rozi dhe domatja kërcimtare”, ku për herë të parë realizohet një ndërthurje midis rrëfimit dhe recetave të gatimit, sjellë nga Dhurata Thanasi Daneri, krijuesja e markës “Luga e Argjendtë”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.